Pasi tregoi se mbështeste ish-kryeministrinSali Berisha dhe kërkoi një komunikim me kryeministrin Edi Rama, Luiz Ejlli është i vendosur për të qenë pasuesi i radhës në këtë drejtim.
Në Big Brother VIP është formuar qeveria, e cila do të drejtohet nga banorët e shtëpisë. Menjëherë pasi u lexua zarfi, Luizi filloi fushatën për të marrë votat e banorëve dhe kërkoi të bëhet kryeministër. Të njëjtën ambicie shprehu edhe Krsiti. Pas përfundimit të fushatës u votua dhe postin e kryeministrit e mori Luizi.
Duke biseduar me Qetsorin ai tha se 5 vota i kishte të sigurta nga Kiara, Efi, Jori, Keisi dhe Elvisi.
Kristi u zgjodh President,, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.