Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, më parë bëri një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.
Ai tha se me artistin shkodran njihen prej 20 vite dhe se gjithmonë ka qenë i tillë me humor dhe një djalë artist. I ftuar së fundmi në një intervistë për RTV Ora, ai ka treguar sërish përkrahjen e tij për konkurrentin e këtij ‘reality show’.
Krijuesi i hitit “Kthema” theksoi mbi të gjitha se Luizi e meriton fitoren, duke i uruar sa më shumë suksese.
Ermal Fejzullahu për Luizin: Të njoh që dy dekada, po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort ashtu siç të duam ne që të njohim nga afër. “Luizi më së pari ka shumë karizëm dhe është shumë djalë, artist. Tani thonë pas kalit të mirë çohet pluhur, atij vetëm i uroj shëndet dhe ishalla i ec mbarë. Besoj që i takon edhe fitorja”, u shpreh ai.
Ejlli ndërkohë është kthyer në një fenomen, një person jashtëzakonisht i pëlqyer për lojën brenda këtij formati. Ai tashmë ka fituar zemrat e gjithë publikut dhe kjo gjë po dëshmohet çdo ditë në bazë të asaj që shihet nëpër rrjete sociale.