Pas Isli Islamit, infektohet me Covid edhe moderatorja Ori Nebiaj

Moderatorja e emisionit “Wake Up”, Ori Nebiaj është infektuar me Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga kolegu i saj në emision, Isli Islami mëngjesin e sotëm ‘live’, gjatë një bisede që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Isli tha gjithashtu se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te numri 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.

Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë është rikthyer në emision, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjithsesi pa pasoja të rënda, duke arritur ta mposhtë sëmundjen. /e.a/noa.al/

Author: admin