Pas dorëzimit të tyre, Sali Berisha sfidon Bashën: Të shkojë dhe të verifikojë firmat

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje telefonike në emisionin “Opinion” ka sfiduar kryedemokratin Basha dhe të gjithë ata që nuk beosjnë, q ëtë shkojnë dhe të verifikojnë 4200 firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha tha se dhe nëse Basha nuk e njeh Kuvendit, PD zyrtare do të quhet ajo që do të dal nga Kuvendi. Ish-kreu i PD, tha se firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit janë tejkaluar dhe për këtë arsye anëtarët e PD do të kërkojnë ndryshim në selinë blu.

“Dua të ndërhy së pari për të vërtetën të cilën po përpiqen ta sfumojnë me gënjeshtra, falsifikime e mashtrime. Është hera e parë në historinë e këtij vendi pas 12 dhjetori të ’90 që qytetarë të lirë, anëtarë të kësaj partie marrinë në dorë Kuvendin e saj. Përdoret në mënyrën më të padenjë e qesharake kamera televizive për të paraqitur dosjen për të vlerësuar gjoja dosjet me firmat. Kemi të bëjmë me raportin që kanë me lirinë drejtues të PD dhe avoketërit e tyre mjeranë të cilët janë të vetmit që i besojnë Lul Bashës ose që duan të besoj se gënjejnë

Legjitime është kur mashtrohen, por kur e di që mashtron e të mashtrojnë është mjerave. Duhet t’ju them se ky është rasti i parë në histori që anëtarët thërrasin Kuvendin e tyre për lirinë. Injoranca kurrë nuk është dhe nuk do të jetë argument, që kur është themeluar asambleja, anëtarësia ka mbledhur asamblenë. Kemi të bëjmë me një koncept fondamental këtu janë ata që kanë frikë nga liri dhe anëtarësia të cilët të tmerruar që nuk bëjnë dot 10 metra për të shkuar për të kontrolluar firmat. Nuk ka palë këtu, këta që kanë firmosur ta ftojnë të gjithë që janë anëtarë, por në këtë rast në Kuvend. Është shumë e thjesht të ftoj ty Fevziu dhe ata që bëjnë avoketërit e Bashës të shkojnë te Edi Paloka të marrin një më një dokumentet formularët që kanë. PD zyrtare është Kuvendi. Nëse Edi Rama vendos të bëja atë që nuk e bëri dot Ramis Alia le ta provojë”, Berisha./shqiperiaime.com.al

Author: admin