Politikania shqiptare Jozefina Topalli, ka ndarë një lajm të mirë.
Ish-kryetarja e Kuvendit, është bërë sërish gjyshe.
Vajza e saj Megi,ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Lajmin e ka dhënë vetë Topalli, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan:
“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë.
Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot.”
Krahas mesazhit, ajo ka publikuar edhe një foto me nipërit e saj.
Të shumta kanë qenë urimet krahas postimit të publikuar nga Topalli.
Kujtojmë që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, mbajtur më 25 prill. Jozefina Topalli u tërhoq nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim.