Mbrëmjen e kaluar, Semi Jaupaj ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Me largimin e Fifit nga shtëpia, Semi doli në televotim me Einxhelin dhe kjo e fundit do të vijojë lojën për çmimin e madh.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar është vënë re që Donaldi ka qëndruar shumë pranë Beatrix. Madje Antonela i ka ngacmuar duke i thënë se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.
‘Tani e more vesh ti?’ i tha një banor tjetër. Ata të dy nuk reaguan dhe vijuan lojën me njëri-tjetrin.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë diçka më shumë se miqësi ndërsa kujtojmë se Donaldi ka bërë shpesh gjeste që tregojnë se ka ende pëlqim për Bora Zemanin.