Motra e Amosit, aktorja Elia Zaharia ka zgjedhur të hesht për rrugëtimin e vëllait të saj në Big Brother VIP. Ajo nuk ka bërë asnjë reagim, ndryshe nga bashkëshorti i saj Princ Leka.
Princi është pëfshirë herë pas here me komente për këtë reality show. Së fundmi ai ka treguar edhe mbështetjen për kunatin e tij, por vetëm pas daljes.
Në postimin e reagimit të Amosit pas daljes nga Big Brother VIP, Princ Leka i ka uruar mirëseardhjen kunatit.
“Mirë se erdhe në shtëpi Amos! Përqafime”, shkruan Princi.