Aktorja Olta Gixhari vendosi mbrëmjen e djeshme të lë largohej nga Big Brother, duke hequr dorë nga çmimi i madh, ku fitoren ia ka uruar Dea Mishelit.
Si arsye për largim Olta tha se i mungonte djali i saj dhe se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t është nënë dhe familja. Kjo për të është gjëja më e shenjtë.
“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha Olta.
Olta menjëherë pas largimit ka treguar se i ka lënë disa këshilla Deas, ku theksoi se i ka hapur dhe disa pista në lojë në mënyrë që ajo të jetë pretendente për të rrëmbyer çmimin e madh.
‘’Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetsorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë dhe t’i qëndrojë pranë”, ka thënë ajo.