Pas bujës së madhe dhe sherreve me reperët, Meriton Mjekiqi heq dorë nga programi

Meriton Mjekiqi ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Gjoni’s Black”.

Lajmi se do të largohet nga moderimi i programit ka qarkulluar prej disa ditësh, por vetë Meritoni mohoi zërat duke thënë në një intervistë se asgjë nuk është e vërtetë.

Por vetëm së fundmi është mësuar se Gjoni’s Black dhe Meritoni nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin. Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale nga “Gjoni Black” duke thënë se rrugët mes tyre janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona, respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipin edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, thuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

Moderatori ka shpërndarë postimin duke falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit shumë dhe ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët… ju uroj shumë suksese. Faleminderit shumë”, ka shkruar moderatori.

Kujtojmë që Meritoni është përfshirë kohët e fundit në një debat me Noizy-n dhe grupin OTR. Pjesëmarrja e Big Kik dhe Escobars në emision, diss-et dhe deklaratat e tyre ndezën shkëndijat që në sherr të përfshihej dhe Meritoni. Nuk dihet nëse shkak i largimit të tij është bërë pikërisht kjo ngjarje dhe mbetet për t’u konfirmuar nga ana e tij.

/Panoramaplus.al

He became a father of 21, says the Albanian moderator: We are separated,  she lives with her son in Austria

AGONI / Gjoni Black me Meriton Mjekiqin - YouTube

 

Author: admin