Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit. Veçanërisht këto ditë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shkak janë bërë dy video shumë funny.
Ju e dini që Beniada jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve. Pak ditë më parë teksa bisedonte me Meridianin ajo po fliste për artistët e saj të preferuar .
“Sa më pëlqen Betrini, Betrunti, Bentrinti!”- tha ajo derisa në fund ia gjeti emrin: Butrinti. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë të qeshura te njerëzit. Por, ajo që na shpëtoi është se modelja flet edhe për një artist tjetër që e pëlqen shumë.
“Më pëlqen edhe ai këngëtari, që merret me HipHop. Erzi, Nerzi…ai ezmeri si e ka?” E kisha fjalën pikërisht për Noizyn, i cili qenka në listën e artistëve të saj të preferuar. Video
Kujtojmë se Butrinti e priti shumë pozitivisht videon ku ajo i ngatërroi emrin dhe tha se Beniada është shumë “cute”. Tani jemi shumë kuriozë nëse Noizy e ka parë videon dhe çfarë mendimi ka. /News31
Sot është radha e Beniadës të surprizohet ne spektakelin e ‘BBV’, modelja që ka hyrë që ditën e parë të ‘BBV’ dhe deri më sot s’ka marrë asnjë surprizë nga familja e saj. Ajo ka deklaruar që edhe kur është jashtë, kalon pak kohë me ta për shkak të angazhimeve të punës, pasi Beni është një modele shumë e njohur dhe me eksperiencë në Itali.