Romeo dhe Donald Veshaj, kanë qënë të pandashëm në ekran. Që në fillimet e tyre në “Al-Pazar” Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë.
E vetmja herë kur u ndanë ishte kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP” por pas formatit ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone. Por në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë. Kjo u vu re në promon e prezantuar pak minuta më parë, ku shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.
”Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor”-tha Romeo.
Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur mbështetje ndaj vëllait të tij por me shaka i thotë se nuk e ka të gjatë.
”Suksese vellai im, por nuk e ke të gjatë”-shkruan Donaldi në “instastory”.