21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv.
-Sulm me raketa në qytet, që ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet dhe një pjesë të Universitetit Karazin.
-Parashutistët rusë kanë zbarkuar në Kharkiv në një përpjekje për të marrë qytetin e rrethuar lindor të Ukrainës.
-Forcat ushtarake ruse pretendojnë se ka marrë qytetin jugor të Khersonit.
-Transmetimet televizive dhe aksesi në lajme janë ndërprerë pasi dy raketa ruse goditën një kullë televizive, duke vrarë pesë persona dhe duke lënë pesë të tjerë të plagosur.
-Banorët e qytetit verilindor të Sumy janë urdhëruar në strehimore për shkak të kërcënimit të zjarrit të artilerisë, sipas guvernatorit rajonal.
-Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një fjalim për gjendjen e Bashkimit, në të cilin ai njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA për avionët rusë
-Biden vuri në dukje rezistencën e vendosur të ukrainasve, duke thënë se “Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”.