Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq tre ditët ne vijim. Dita e diel, e hënë dhe e martë do të jenë në kushtet e motit të keq, me reshje të dendura të shiut.
Nesër thuajse i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga stuhia.
Sipas parashikimit të Shërbimit Metereologjik, në 27 dhe 28 dhjetor do të kulmojë moti i keq. Më pas, situata do të qetësohet për ta pritur Vitin e Ri pa reshje shiu dhe dëbore.