Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar.
Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e nesërme me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.
Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 4°C
zoant e ulëta 8°C deri në 17°C
zonat bregdetare 9°C deri në 18