Dashi – 4 yje
Fillon shumë këndshëm, anën ekonomike e fillon mirë, anën personale po ashtu, kemi lajme të mira ekonomike, takime romantike, por në fund të javës me Mërkurin e kundërt nis të zbehet shkëlqimi i fillimit të saj ose kjo performanca e fuqishme me ngjyra. Ndaj në fundjavë duhet të jenë të kujdesshëm ata që kanë probleme ligjore.
Demi – 2 yje
Marsi vijon të jetë i kundërt dhe në Vitin e Ri hyn me Mars të kundërt në Binjak dhe me Mërkur të kundërt dhe e ka në çështjet ekonomike. Çfarëdo të bëjë Demi, Marsi i kundërt në Binjak nuk i stabilizon, jep e merr dhe nuk i vendos siç duhet në jetën personale e shpenzime.
Binjakët – 3 yje
Marsi në shenjën e tyre i konverton mirë, por është i kundërt. Ndonjëherë për qëllimet e tyre, është i mirë sepse Binjakët futen në shumë gjëra dhe kundërshtia e Marsit i pengon të hapen më shumë se sa duhet. Mund të kenë lajme të mira për sa i përket ekonomisë, por në fundjavë ato lekë që nuk vijnë deri të enjten, në fundjavë nuk vijnë më, nuk priten ose komplikohen ndaj shihni mirë axhendat tuaja në fund të saj.
Gaforrja – 1 yll
Marsi i kundërt në Binjak sjell kundërshtime, regrese,nuk i çon punët përpara. Shumë planetë në Bricjap përballë Gaforres janë shumë kundërshtues. Kthehet dhe Mërkuri përballë Gaforres i kundërt. Mund ta shijojnë fillimin e javës, të marrin gjëra e të përfitojnë nga situatat, por fundi i javës i zvogëlon mundësitë e tyre.
Luani – 4 yje
Sado që Marsi është i kundërt, nuk i jep disavantazhe, thjesht stabilizon euforinë e tyre. Jupiteri në Dash iu shkon për shtat lojërave e festave ku Luanët janë në mes të tyre dhe mund të bëjnë edhe si fëmijë. Megjithatë tiktak-u në lidhje me një punë fillon rrotullohet mbrapsht në fund të vitit ose përgojohen disi dhe kjo iu sjellë pasoja që do vazhdojnë vitin tjetër.
Virgjëresha – 4 yje
Shumë planetë në Bricjap iu japin një dorë të parë në dashuri, në plane, krijimtari, çështje fëmijësh, fejesash, martesa. Çdo gjë do shkojë mirë deri nga e enjtja, e premtja, pastaj fillojnë komplikohen gjërat. Energjinë e rimerr shumë publiku përballë jush ose shumë njerëz që vijnë përballë e thithin si sfungjer atë mundësinë që promovoni ose keni tani në fundjavë.
Peshorja – 4 yje
Është momenti i duhur për të finalizuar një fejesë, martesë, për të dhënë dorën e një miqësie të madhe, bashkëpunimi ose mundësie ekonomike. Kjo mund të ndodhë deri të enjten, pastaj shumë plane mund ta shtyjnë dhe po u shty nuk bëhet deri nga Shkurt-Marsi.
Akrepi – 3 yje
Kanë një rutinë shumë të fuqishme lidhur me punën dhe nuk po gjejnë stabilitet në çështjet ekonomike, del gjithnjë një pengesë. Duke qenë se do ketë shumë punë dhe shumë veprimtari, nuk do kenë kohë të mendojnë për gjëra të tjera. Planet dhe takimet do jenë të mira deri të enjten, pastaj fundin e vitit ta shohin për t’u qetësuar dhe për të rifreskuar, për të bërë një strategji më të mirë për vitin 2023.
Shigjetari – 5 yje
Do bien në dashuri, do iu ecë në ekonomi deri nga e enjtja, pastaj kjo do ndërpritet dhe do vazhdojë romanca. Nëse do luajnë lojëra fati, do bëjnë ndonjë dëshirë të madhe ose ndonjë mrekulli, deri nga e enjtja kanë mundësi të marrin më shumë revansh. Pastaj përsëri nuk do jenë njerëz që do ta vrasin mendjen këtë fund viti.
Bricjapi – 3 yje
Kemi shumë planetë në Bricjap. Afërdita e Mërkuri bëjnë një takim këto dy ditë, kemi takime të rëndësishme në shenjën e Bricjapit, sidomos në jetën personale e ekonomike të tyre. Të gjitha do realizohen me sukses, pastaj gjërat fillojnë komplikohen sepse Mërkuri është i kundërt në shenjën e tyre dhe mund të sjellë probleme, regrese dhe njerëz nga e kaluara që i prishin situatat.
Ujori – 4 yje
Janë një nga shenjat më me fat për këtë vit sepse Jupiteri në Dash bën mrekullinë e vet, iu hap shumë rrugë, ide, qarkullime, kontakte, fluturojnë nga mania e të qenurit vetëm në një vend ose në një punë, marrin dimensione të reja më sportive, më rinore sesa e kanë menduar. Do jenë me flatrat hapur.
Peshqit – 5 yje
Afërdita në Bricjap bën një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe deri të enjten mund të martohen, fejohen e stabilizohen. Fundi i vitit është me thashetheme.