Parandalohet atentati në Elbasan, kë do të vrisnin?/ Çfarë u gjet në mjetin e tyre?

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arritur të parandalojnë një atentat që do të kryhej mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit pranë stadiumit “Elbasan Arena”.



Bëhet me dije se në këtë zonë është lokalizuar një makinë e dyshimtë tip fuoristradë, ku brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë, dhjetra fishekë si dhe një shishe më lëndë djegëse. Dyshohet se dy personat që ishin në mjet janë vrasës me pagesë të kontaktuar nga grupet kriminale, për të ekzekutuar rivalët.

Në zonën ku ndodhej automjeti ndodhet edhe banesat e Erion Alibejt, i arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e porositjes së disa vrasjeve me pagesë. Erion Alibej akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.



Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

Author: morevesh