Sipas fizikantëve një “stuhi diellore” pritet të godasë Tokën këtë muaj. Ekspretët thonë se stuhia ka të ngjarë të ndodhë në dy javët e ardhshme.
Përfundimi u arrit bazuar në të dhënat e mbledhura nga NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) me bazë në SHBA.
NOAA ka parashikuar se ka një shans 80 për qind që stuhia të godasë sa më shpejt. Ndërsa shanset që stuhia të godasë Britaninë e Madhe janë 20 për qind.
Megjithatë, Dr Tamitha Skov, një fizikan i motit hapësinor, thotë se stuhia është tashmë afër.
Sipas Qendrës Amerikane të Parashikimit të Motit Hapesinor (SWPC), disa nga keto rrezatime mund të arrijnë shpejtësi nga 250 km në 3000 km në sekondë.