“Paralajmërim nga qielli” mbi Itali

Italiani Walter Binoto ka publikuar një foto të një skene interesante në qiell dhe kështu ka nisur diskutimet në rrjetet sociale.

Disa përdorues të Twitter pretenduan se ishte një foto e rreme, ndërsa të tjerë thanë se ishte një “paralajmërim nga qielli”. Diametri i këtij rrethi të kuq ishte rreth 360 kilometra.

Domethënë, është një dukuri e natyrshme e ELVES, pra emetim i dritës dhe perturbacione me frekuencë shumë të ulët për shkak të burimeve të pulseve elektromagnetike. Me fjalë të tjera, shfaqja e dritës së kuqe ndodh kur impulset elektromagnetike të rrufesë godasin jonosferën. Fenomeni ELVES u vëzhgua për herë të parë në vitin 1990 dhe shkencëtarët thonë se më së shumti shihet nga hapësira.

Për këtë arsye nuk ka shumë foto. Binoto e vuri re falë një stuhie që u shfaq në Ankona dhe arriti ta regjistronte.

https://twitter.com/POOetryman/status/1643411911583621123?s=20

 

Author: morevesh