Pas rastit të disa javëve më parë me modelen braziliane Natalia Garibotto, dikush nga llogaria zyrtare në Instagram e Papa Françesku ka vendosur përsëri një pëlqim në foton e një modeleje.
Këtë herë, sipas një përdoruesi në Twitter dhe lajmeve të raportuara në disa media ndërkombëtare dhe kombëtare, është Margot Foxx.
Meqenëse llogaria në Instagram e modeles është private, nuk është e mundur të verifikohet nëse diçka e tillë është hequr apo jo.
Sidoqoftë, modelja shkroi në Twitter, një seri postimesh në të cilat ajo shkruan:
“Papës i pëlqeu fotoja ime, do të thotë që unë do të shkoj në parajsë”.
Ashtu si në rastin e mëparshëm – për të cilin Vatikani gjithashtu ka filluar një hetim të brendshëm – mbetet për t’u parë nëse kjo është një “e vërtetë” një marifet publiciteti, një gabim njerëzor apo një haker.