Papa Françeskut i ndodhi incidenti i papritur duke u ngjitur në avion, por shpëtoi për mrekulli

Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke u ngjitur në avion. Fatmirësisht Papa nuk u lëndua, pasi ai u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Kujtojmë së në ditën e parë të vizitës së tij në Qipro, Papës i ndodhi një tjetër incident i rëndë që bëri xhirone botës, por për fat të mirë pa pasoja mbi të.

Një person ka tentuar të s ulmojë Papa Franceskun me thikë në Qipro. Pak para se të niste Liturgjia Hyjnore, një person nga turma që kishte dalë për ta pritur në Qipro, ka tentuar të kalojë gardhin rrethues dhe të sulmojë me thikë atë, por fatmirësisht është ndalur nga autoritetet e sigurisë.

Papa Françesku po zhvillon një vizitë zyrtare në Qipro, teksa është pritur nga Kryepeshkopi i Qipros, Chrysostomos. Si pasojë e këtij incidenti, një grup ortodoksësh kanë kërkuar largimin e Papës nga Qipro. “Këtu në Qipro marr frymë pak nga atmosfera tipike e Tokës së Shenjtë ku lashtësia dhe shumëllojshmëria e traditave të krishtera e pasurojnë pelegrinin”, tha Papa Françesku, në fund të Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu, pak ditë më parë Papa Françesku është takuar me presidentin kroat, Zoran Milanovic, në Vatikan. Ata kanë folur për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Liderët e shteteve kanë diskutuar edhe për situatën e kroatëve në Bosnjë, thuhet në komunikatën e përbashkët. Bosnja, ku jeton një pjesë e madhe e kroatëve etnikë, po kalon nëpër krizë të madhe politike për shkak të nismave konkrete të serbëve të Bosnjës për krijimin e ushtrisë së Republika Srpskas, një prej dy entiteteve politike të ish-republikës jugosllave.

Policia e serbëve të Bosnjës ka kryer së fundmi manovra, duke ngjallur frikën e përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet tri komuniteteve të vendit. Presidenti kroat është takuar në Vatikan edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.

 

Author: admin