Gjendet një trup i djegur në zonën e plazhit në Durrës.
Ngjarja makabre u konstatua sot rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, kur është gjetur, dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.
Burime në vendngjarje thanë për noa.al se viktima i dha fund jetës duke u lyer me benzinë dhe më pas u dogj i tëri, në mes të rrugës, pranë një pallati të pabanuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Është e vështirë të identifikohet viktima dhe nuk është e qartë as mosha e tij sepse djegia është e një grade të lartë, tha për noa.al një burim policor që ka dijeni për ngjarjen.