Pandemia e COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nga nesër, s’ka më orë policore! Rekomandohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç

Duke filluar nga nesër, në vend nuk do të jetë më në fuqi ora policore, që u vendos për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë për të ulur rrezikun e infektimeve.

Duke filluar nga nesër, në vend nuk do të jetë më në fuqi ora policore, që u vendos për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë për të ulur rrezikun e infektimeve.

“Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike edhe se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është e këshillueshme të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë mbet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Në aeroporte do lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon ë mbete në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbete në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars”, tha ajo

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bëri me dije se javët e fundit kanë shënuar incidencën më të ulët.

“Java e fundit ka shënuar incidecën më të ulët, krahasuar me javë e pikut në Janar. Referuar të dhënave statistikore të 2021, kemi indikatorët matës shumë më të ulët krahasuar me të njëjtat periudha. Sa i përket incidencës dy javore, e kemi në nivelin e 97.6%. Indikatorëve matës i bashkohet edhe grupmosha që ka tendencë në rënie në të gjitha moshat, por ka një tendencë të luhatur te të miturit”, tha ajo.

Ndalur te vaksinimet, ekspert i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli tha se pavarësisht se ka rritje të numrit të vaksinimeve, sërish ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Ngelet e nevojshme të bëjmë më shumë lidhur me vaksinimet. Në popullatën target mbi 56-vjeç janë vaksinuar 61%. 57% me të dyja dozat. Duke u bazuar në të dhëna, kemi diskutuar sot edhe lidhur me masat”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, tha se numri i pacientëve të shtruar është ulur muajit e fundit, por megjithatë çdo ditë në vendin tonë humbin jetën njerëz të infektuar me virusin. Ajo ritheksoi faktin se “arma’ jonë është vaksina dhe se numri i viktimave do të ishte shumë më i ulët nëse të gjithë do të zgjidhnin të vaksinoheshin.

“Vlen të theksojmë se pacientët e shtruar në spital janë të pa vaksinuar, pavarësisht se kemi ulje të numrit të të shturave, kemi vdekje çdo ditë. Nëse këta do të ishin vaksinuar, padiksutim që ky numër do të ishte shumë më i ulët. Unë bëjë thirrje permanente, që pavarësisht se kemi ulje ‘arma” jonë është vaksina.’, tha ajo.

Infektologu Skënder Brataj tha gjithashtu se numri i pacientëve që i janë drejtuar spitaleve për ndihmë sa i përket COVID-19 është ulur ndjeshëm.

“2022, numri i pacientëve me COVID-19 është ulur, Është proces dinamik që e vlerësojmë çdo ditë.”, u shpreh ai.

Në përditësim…

J.SH./Shqiptarja.com

Author: morevesh