Edhe pse ka disa javë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Paloma duket se e ndjek atë sa herë ka kohë të lirë. Madje ish-banorja nuk ngurron që në rrjetet sociale të japë mendimet e saj rreth banorëve që janë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, gazetarja e njohur ka bërë një postim në “Instastory”, ku shprehet se i vjen mirë se është jashtë BB VIP. Dhe e gjeni dot se cila është arsyeja? Është pikërisht Einxhel. Paloma ka postuar një video ku shfaqet Einxhel dhe krahas saj shkruan: “Të shkoj jeta duke përgjuar moj pjacë e lartë. Zot faleminderit që jam jashtë”.
Einxhel kohëve të fundit ka debatuar me shumicën e banorëve. Madje ajo së fundi ka prishur marrëdhëniet edhe me Arbërin. E si duket kjo gjë ka depërtuar edhe jashtë mureve të shtëpisë. Einxhel edhe jashtë shtëpisë ka njerëz që nuk e duan atë në BBV.
Pikërisht është ish banori Ardit Cuni ai i cili ka reaguar ashpër ndaj Einxhelit, pas sjelljeve të saj në shtëpi. Arditi reagimin e ka bërë në Instagram, ku ka kërkuar nga publiku t’a nxjerrin atë jashtë. Einxhel pothuajse nuk ka javë që nuk kalon në nominime por prapë vazhdon ende të jetë në garë.
Në spektaklin e te premtes pati një debat të ashpër mes Einxhel dhe Ilirit dhe kjo u tregua edhe gjatë nominimeve. Pasi Iliri u zgjodh si më i preferuari i publikut, ai tha se banorja që do të çonte në nominim ishte Einxhel.
Teksa diskutonte me banorët, Einxhel tha se e priste këtë veprim prej Ilirit, i cili në spektakël i tha se do ta masakrojë verbalisht sepse ka guxuar të përmendë gruan dhe vajzën e tij. “Që Iliri do të thoshte emrin tim nuk kishte pikë dyshimi. Ai ku të gjejë mundësi të më zhdukë. Ai ka votuar mua dhe ty (i drejtohet Antonelës) ose mua dhe cunat (Dagz dhe PM)”, tha Einxhel.