Organizata  Shqiptarët e Bashkuar me seli në Detroit, Michigan,LDK-ja nuk ishte as hija e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Organizata  Shqiptarët e Bashkuar me seli në Detroit, Michigan, SHBA, lëshon këtë Memorandum kundër gënjeshtrave, falsifikimeve dhe shpifjeve politike, propagandistike dhe historike të Jusuf Buxhovit :
 
LDK-JA  nuk ishte  as hija e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit !
 
*** LDK-ja me Program, me ide dhe me strategji ishte kundër zhvillimit të luftës çlirimtare të UÇK-së  kundër sundimit dhe pushtimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Madje ishte dhe, edhe sot është kundër bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Kjo ishte dhe, edhe sot është Platforma  programore e LDK-së dhe e rugovizmit.
     NDËRKAQ,
***- Objektivi strategjik i LSHP-së ishte jo vetëm politika verbale propagandistike, por edhe pushka plot, edhe  lufta për liri dhe për bashkim të mbarë  territoreve dhe të kombit shqiptar në 5 vilajetet e tij nën sundimin e Perandorisë Osmane, e cila zhvilloi disa kryengritje dhe luftëra gjatë viteve (1878-1882).
Ndërkaq, LDK-ja,  në vend të pushkës dhe të luftës për liri dhe për pavarësi të Kosovës kishte zgjedhur strategjinë e vetëkënaqësisë së politikës pasive paqësore, që imitonte pushtetin fiktiv pa shtet të pavarur dhe sovran shqiptar. Si pasojë e një politike të tillë dhjetëvjeçare(1989-1999), pavarësia e shpallur në letër nuk u bë realitet, sepse siç thoshte komandanti-Gjenerlmajori i UÇK-së, HEROI i Kosovës, Ilir (Halit) Konushefci, “Plumbat kërkonin plumba”, jo paqe dhe përqafime me terrorin dhe me gjenocidin serb.
Mirëpo,         fatkeqësisht, edhe so, pas 30 viesh ndryshe thotë  “e vërteta”  e  historianit dhe e themeluesit të LDK-së, Prof.dr. Jusuf Buxhovi: “ Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në frymën dhe në programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila kapërcimin nga pushtimi pesëshekullor osman e lidhte me kalimin te bota perëndimore si dhe qytetërimi i saj”.  (https://klankosova.tv/buxhovi-ldk-ishte-ne-frymen-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/).
 
 Habit fakti se si  Jusuf Buxhovi si historian ka bërë një krahasim të tillë absurd dhe krejtësisht të pavërtetë, kur ai si bashkëthemelues i LDK-së e di se partia e tij as me ide, as me program, as me strategji, as me sakificë, as me vizion, as me politikë, as me diplomaci, as me ushtri e as me luftë çlirimtare kombëtare nuk ka qenë dhe, nuk është në “frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”(1878), por në frymën e multietnicizmit, të  pluralizmit, të integracionalizmit, të kozmopolitizmit internacionalist  dhe të pacifizmit pasiv paqësor.
 
Për këtë të pavërtetë të Jusuf Buxhovit, një ditë, do të shkruhen libra e studime, por ne po i biem shkurt me disa fjalë të thjeshta, por të sakta sa për informim  të lexuesit shqiptar  në përputhje me stadardin masmedial.
Veç kësaj gafe antihistorike J. Buxhovi dhe disa rugovistë të tjerë bëjnë gabim të madh dhe të pajusitifikueshëm, kur pohojnë e shkruajnë në librat e tyre  false se gjjoja “Rugova ishte baba i pavarësisë së Kosovës” ?!
Ky “konkluzion” naiv, subjektiv dhe i paqëndrueshëm nuk mund të justifikohet as me argumente historike , as  juridike e as politike shkencore, sepse Rugova nuk ishte “baba i Kosovës”, por ishte një kryetar i një Republike të shpallur mbi bazën e së drejtës dhe të vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës (Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990; Kushtetuta e Kaçanikut, 7 shtator 1990 dhe Referndumi i bërë më 26-30 shtator 1991), të cilën nuk e njohu asnjë shtet anëtar i OKB-së, gjatë viteve (1990-1999). Kjo është e vërteta, nuk ka babë në këtë rast konkret, sepse Kosova ishte e varur, ende koloni  klasike nën Serbinë pushtuese.
   Baba i Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008) !
Si historikisht, ashtu edhe juridikisht, sipas Kushtetutës dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare, BABA I PAVARËSISË SË KOSOVËS, është Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, mbase pati fatin jetësor, që të jetë PRESIDENTI I PARË HISTORIK I KOSOVËS SË PAVARUR DHE SOVRANE, të cilën ndërkombëtarisht e njohën mbi 100 shtete të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me  Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë.
KJO ËSHTË E VËRTETA E PAKUNDËRSHTUESHME DHE E PAMOHUESHME, jo gënjeshtra dhe falsifikati i Jusuf  Buxhovit, se gjoja “Ibrahim Rugova është baba i pavarësisë së Kosovës”. Jo, assesi, ky “babë” i Jusuf Buxhovit dhe i LDK-së, Ibrahim Rugova, i cili, asnjë minute, asnjë orë, asnjë ditë, asnjë javë, asnjë muja dhe, asnjë vit nuk ka qenë “kryetar i Kosovës së pavarur”, POR vetëm kryetar i një republike të dështuar (1990-1999), të cilën nuk e njohu asnjë shtet i BE-së, as i OKB-së.  Këtë të VËRTETË e di gjithë bota.
Këtë të vërtetë nuk mund ta mohojë askush, me gjithë dëshirën, që dikush të jetë “baba” apo “nëna” e pavarësisë së Kosovës (1989-1990). Gjatë kësaj dekade, Kosova nuk kishte as nënë e as babë. Prandaj, Serbia pushtuese e Slobodan Milosheviqit vrau e masakroi mbi “11.800” shqiptarë dhe, cep më cep e dogji Kosovën. Logjikisht dhe drejtësisht sikur Kosova të kishte pasur “babë” nuk do të masakroheshin, nuk do të digjeshin, nuk do të vriteshin edhe foshnjat në djep dhe, as nuk do të dhunoheshin mbi “20.000 gra e vajza shqiptare”…etj.
 
 
(A)
Pikësëpari LSHP-ja në Programin e saj ka pasur çlirimin dhe bashkimin e të gjitha VILAJETEVE SHQIPTARE jo vetëm të katër vilajeteve: Janinë, Manastir, Shkodër dhe Kosovë, por edhe të Vilajetit të Selanikut, të cilin as dje e as sot pseudohistorianët shqiptarë, ashtu sikurse ata sllavo-bizantinë ballkanikë  nuk e përmendin në “letrat” e tyre shkarravitëse  kuazishkencore.

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) ka bërë disa kryegritje çlirimtare kombëtare kundër shtypjes dhe robërisë së egër të Perandorisë Osmane  (1878-1882).
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit organizoi jo vetëm luftërat e njëpasnjëshme kundër shtypësve osmanë, por mobilizoi dhe ngriti në këmbë në protesta gjithë popullin shqiptar kundër vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit (1878, pjesëtarët e të cilit njëzërit kërkuan çlirimin, pavarësimin dhe bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare në një shtet kombëtar.
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit  “formoi qeverinë e përkohshme më 1881”, të cilën,  përfundimisht më 1882, osmanët e shtypën në gjak me aleatët e tyre.
     
    (B)  LDK-JA  asgjë të përbashkët nuk ka me LSHP-në (1878)  !
     
    Po në të njëjtin vit (1989), kur Serbia e Slobodan Miosheviqit me tanke policore dhe ushtarake ia hoqi autonominë Kosovës, LDK-ja është regjistruar në  Sekretariatin e Jurisprudencës të Këshillit Ekzektuiv Federativ të RFJ-së, të cilën me nënshkrimin e tij e ka zyrtarziuar  Vlado Kambovski ( Sekretari, do të thotë  ministri) në Beograd, më 1989.  Ky legalizim do të thotë se, përmbajtja e Programit të kësaj partie ka qenë në përputhje dhe, plotësisht në përshtatshmëri me Kushtetutën jugosllave, me Kushtetutën e Serbisë, me ligjet ekzistuese jugosllave të koekzistencës bashkim-vëllazërim etj., jo kursesi në FRYMËN KOMBËTARE të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) !
    Ndryshe,  sikur Programi i LDK-së të kishte qenë në “frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), mirëfilli ministri Kambovski, jo vetëm se  do ta refuzonte regjistrimin e saj, por regjimi  policor i Slobodan Milosheviqit, do t’i arrestonte dhe burgoste të gjithë themeluesit dhe nënshkruesit e Programit të LDK-së së bashku me kryetarin e saj, Ibrahim Rugova. Kjo do të kishte ndodhur sikur Programi i LDK-së të kishte qenë në “frymën e Programit Kombëtar  Shqiptar dhe në frymën e qytetërimit perëndimor” të Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit (1878). 
     
    Në kuptimin e gjerë të ndërthurjes së marrëdhënieve të fuqive të mëdha  evropiane dhe botërore, mund të justifikohet kërkesa e LSHP-së për krijimin e një shteti kombëtar autonom të bashkuar nën suzerenitetin e Perandorisë Osmane (si garant) derisa të krijoheshin kushtet dhe rrethanat e sigurta dhe reale për njohjen e pavarësisë dhe vetëvendosjes së plotë të një shteti kombëtar shqiptar në Ballkan).
     
                              Vetëm një pikë simetrike
     
    Pra, kushtimisht, mund të thuhet se LDK-ja kishte vetëm një “pikë simetrike” me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e ajo ishte kërkesa për autonomi nën suzerenitetin e Turuqisë së Sulltanit, si dhe kërkesa  e vonuar dhe jashtëkohe e LDK-së për autonomi nën Serbinë e Slobodan Milosheviqit.
    Mirëpo, kërkesa e Rugovës për krijimin e një qeverie mulate nën sovranitetin kolonial të Serbisë, është e pajusitifikueshme, mbase pas kryerjes së masakrave dhe gjenocidit serb (1989-1999), ishte nonsens të kërkohej çfarëdo forme e bashkëqeverimit qeveritar nën “kudhrën dhe çekanin” shtypës  dhe terrorizues, mbase Serbia e pati “konsumuar” atë rast, që në vitin 1989, kur me forcë Kosovën e zhveshi nga autonomia që kishte sipas dy kushtetutave të vitit 1974 (krahinore dhe federative).
     
    Me një fjalë ishin iluzore dhe humbje kohe përpjekjet dhe takimet politike të Rugovës dhe të delegacionit të tij me Slobodan Milosheviqin dhe me Milutin Milutinoviqin (me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Kristofer Hill)  gjoja për formimin e një qeverie autonome nën sovranitetin kolonial të Serbisë. Një përpjekje e tillë ishte  vetëm fatalitet për popullin e terrorizuar dhe të masakruar të Kosovës. Asgjë më shumë.
     
    KRYETARI,  

RROK DEDVUKAJ, d,v
                      
Detroit, më 19 Mars 2021

Author: admin