Zhvillimet e fundit në Big Brother kanë bërë të reagojnë edhe mjaft opinionistë.
Pas kësaj, ka reaguar opinionisti Arjan Konomi, i cili shprehet se shoqëria është e mbushur plot me zvarranikë socialë që bëjnë gjithçka për famë dhe para.
“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash?
Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…
Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranikë socialë, është e mbushur shoqëria jonë.” , ka thënë Arjan Konomi.
Nuk dihet nëse Arjani i është referuar Donaldit.