Opinion nga Isa Mjeku- Humanist nga Diaspora Shkruaj me zemër të thyer nga Gurbeti i largët..

Opinion nga Isa Mjeku- Humanist nga Diaspora
Shkruaj me zemër të thyer nga Gurbeti i largët..

Përshëndetje populli im i dashur!Jam i lumtur dhe krenar kur mendoj që jam shqiptar, dashuria e madhe për Kosovën, dashuria e madhe për Atdheun, patriotizmin që e kishin në shpirt. Ishte trimeria, besnikëria, bujaria dhe morali i fortë që i shtyri trimat e luftës të i dalin armikut për ballë, të luftojnë me të, e së fundi ta flijojnë jetën e tyre, për këtë Liri që ne sot po e gëzojmë, fëmijët e tanë po lëvizin të lirë anë e kënd Kosovës ku ata gjenden dhe nga Gurbeti i largët më shtyri të shkruaj si në vijim:


Identiteti i njeriut-Atdheu, Feja-besimi
Nuk është në pyetje një fe e caktuar, por në përgjithësi besimi. E Atdheu ështe gjaku, gjuha e dheu. Historia është Veshëmbathja, Tradita, Kultura. Feja është Besimi, të besosh duhet të bindesh, e të bindesh duhet të kesh fakt.
“Pash at Zot e pash at besë burri”, “Pash at gjak Shqipe Flamuri”


“Mos më pyet se cfarë jam Katolik apo musliman, kur më lindi e lumja Nanë, as me kryq e as yll e hanë. Por më lindi shqiptar, Ilir, pellazg e gjak qehlibar”.
“Ti beso në cfaë të duash, beso në do edhe në gurë, por ne kemi një gjuhë një gjak një flamur.


Oj Shqipëri e dashura Shqipëri, e shenjët për mua je ti, jam bir i jot shqiptar e Kastriot, jam bir i Malësisë, i flamurit i vendit e i lirisë.
Andaj të lutem mos më pyet cfarë je. Shqiptar kam lind, shqiptarë do hyjë në dhe”.
Në kohën kur regjimi serb na vrau, na masakroi, na djegu, na largoi nga tokat shqiptare, i mbylli shkollat në gjuhen shqipe, e mbylli universitetin, po përse nuk i mbylli xhamiat por përkundrazi ato i shfrytëzuan si instrumente që ne të merremi më shumë me to, e serbi do thoshte kjo fe është e jona ne e duam Xhehnetin… apo duke filluar nga Amerika, Gjermania, Anglia, Norëegjia, Suedi e shtetet e radhës, përse se zgjedhin fenë tjetër?


Feja në një mynyrë ose në një mynyrë tjetër ështe imponim. Unë si person i lindur në Kosovë kam edukatën, traditën, kulturën e Kosovës aty ku kam lindur, po ashtu s’kam mundur ta zgjedhë fene tjetër (rrethi s’do më kishte lejuar), ndërsa i njëjti person me të njëjtit prindër po të kisha lindur në Rusi do e kisha edukatën, traditën, kulturën ruse, do kisha pirë Votka më shumë e kështu me radhë, po ashtu fenë e tyre s’do kisha mundësi ta pranoja, një fe tjetër. I njëjti person me të njëjtit prindër po të kisha lindur në Arabi do e kisha traditën, edukatën, kulturën arabe, do kisha pasur shumë gra, po ashtu do e kisha fenë e tyre. I njëjti person me të njëjtit prindër po të isha lindur në Amerikë, Angli, Gjerman e në shtetet e radhës do e kisha edukatën, traditën kulturën e tyre, po ashtu dhe fenë e tyre. Kjo neve na bën me dije se Feja ështe imponim aty ku ke lind të imponohet ta pranosh atë fe. Ka shumë raste që kanë filluar të agjërojnë Ramazanin, e kur i pyesim cfarë ka ndodhur më parë, se keni agjëruar, e përgjigjja është rrethi. Mos agjëro për rrethin, agjëro për vehten.
Neve na bëjnë me dije se mbi 50% nuk janë të lidhur me fe, por rrethi është që i shtyn të merren me të.
O vëllezërit e mi jetoni pa komplekse, jetoni me realitetin.
“Vëllezer qemë vëllezër jemi,s’kemi për tu ndarë, besë e fe ne kemi Kombin Shqiptar”.
Me keqardhje shkruaj! E keni bërë popullin të frikohet, përse janë lindur, përse janë duke jetuar, vdekja. Pas vdekjes cfarë i pret: Gjykata, Xhehneti Xhehnemi…..
O vëllezër: cdo lindje e ka edhe vdekjen, është proces i zhvillimit të njeriut duke filluar nga fëmijëria, djalëria, burrëria, pleqëria dhe finalja ështe vdekja.
Pas vdekjes cfarë pritet? Ne si kemi këto kompetenca, se kemi atë fuqi. Ne besojme që ekziston një fuqi, rregull natyror, e tërë kjo rregull, i tërë ky kordinim, kjo tërësi, por prapë them që ne si kemi këto kompetenca se kemi këtë fuqi.
Mos ju frigoni vdekjes, më lehtë është vdekja se sa lindja.
“Akoma kë në shkon për dore, dritaren e quajmë prezore, shumë keq i bjen kur themi voz për tren,
e kësi fjalesh ka spic, stacionit i themi stanicë, spitalit-bollnic, sopatës-sakicë, lates-teshlice, karocës-kolice, certifikatës- izvod, trungut familjar-rod. Këto sllavizma t’i heqim, ta largojmë nga fjalori dreqin
E turqisht plote kështu është për besë ku pengjere dhe terveze, per llojllojshmeri themi turli turli, për gabim themi dallash, për ngadalë themi javash. 540 vjet Turqi e mbi krye ështëë vështirë për t’i fshirë.Tash jemi europianizuar e ku për befasi themi suprizë, përballje themi sfidë, pakujdesi themi neglizhencë, për shumicë themi mazhorancë. A nuk eshte kjo injorancë?
Si fëmijë e dëgjoja nënën time dhe moshataret e saja kur dritares i thoshte pengjere (Turqisht) 500 vjet nen okupimin Turk. Më pas me kalimin e kohës dritares i thoshte prezore (Serbokroatisht) nën regjimin serb.
Tash me fjalë arabe, Selamalejkum e shumë e shumë të tjera si dhe shumë fjalë anglisht duke cënuar gjuhën tonë të ëmbël shqipe, gjuhën e nënës.
“Qofsh mallku more bir shqiptari
Këtë gjuhë të ëmbël të perëndisë
Trashëgim na e ka lënë i pari
Trashegim mos me i lënë fëmisë”.
Cdo herë të coptuar e të robëruar….
Oj Shqipëria Nënë sa e madhe paske kenë,
vallë a mos ke harruar dy krahët ti kanë shkurtuar, I morën Nenës femijët Kosovën e Qamerinë.
Do zbresë me krahë shqiponje nga mali, në damarët e mi rrjedhë vetëm gjakë shqiptari”
Mos me pyetni a jam katolik apo musliman, jam bir i Shqiperise Etnike jam bir Dardan.
Shqipëri, Kosovë,e Qamëri, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Malësi e Madhe, Ulqin e Tivar, Shqiperi Etnike. Rroftë bashkimi jonë kombëtar./portalishqiptar.com

Author: admin