Një operacion anti-drogë ësthë zhvilluar në Voula, afër Athinës në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.
Mediat greke raportojnë se gjatë ndjekjes së një automjeti të dyshuar, motori i Policisë është përplasur një automjet tjetër.
Si pasojë, një police femër është dëmtuar rëndë dhe një tjetër mashkull më lehtë.
Po ashtu mësohet se është bërë dhe një ndërhyrje në një banesë në Voula ku është arrestuar një shqiptar, që dyshohet se është një nga drejtuesit e trafikut të kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Sipas mediave greke, ky shqiptar është një nga udhëheqësit më të rrezikshëm kohët e fundit në jug të Greqisë, që drejton trafikun e kokainës dhe hashashit nga Shqipëria.