Në samitin e Ballkanit të Hapur në Pallatin e Brigadave sot në Tiranë, Rama deklaroi se nga viti që vjen fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do presin më gjatë në kufij pasi procesi do krijojë lehtësira në lëvizje.
Rama theksoi se nuk do ketë më stres dhe lodhje për qytetarët duke falenderuar Zaev dhe Vuçiç për kontributin e tyre në lëvizjen e lirë në Serbi e Maqedoninë e Veriut.
Rama: Ky bashkëpunim është dypalësh ose trepalësh dhe synimi është zbatimi i shpejtë i lirive të tregut, që vendet tona të bashkohen me tregun e përbashkët të BE.
Sot, nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft gatishmëri, shërbejnë për të përçuar mesazh shumë konkret te njerëzit, sidomos te fermerët, eksportuesit, importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Mesazhi është që me këto marrëveshje, 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt të ndryshme për ta, kur vjen fjala e shkuarjes nga pika A, te pika D, dhe për të kaluar nëpër kufij të ndryshëm.
Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë.
Kjo ndërlidhje jo vetëm do të jetë për subjekte që tashmë operojnë, por edhe për të tjerë. Kjo hapësirë do të jetë edhe më dinamike… qarkullimi i mallrave i njerëzve është tashmë praktikë. I falënderoj Aleksandrin dhe Zaron dhe të tjerët që i janë bashkuar sot kësaj tryeze”