Omicroni në Shqipëri? Konfirmimi çështje ditësh, pritet trefishim infektimesh

Konfirmimi për praninë e variantit Omicron është çështje ditësh. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik nuk fshehin shqetësimin për transmetueshmërinë e lartë të mutacionit të ri i cili pritet të 2 dhe trefishojë infektimet ditore.

Epidemiologu Artan Simaku thekson se ky dimër do të jetë i vështirë me variantet e koronavirusit dhe disa virozave respiratore në qarkullim.

Për autoritetet shëndetësore, respektimi i masave anticovid shoqëruar me vaksinim të shpëton nga format e rënda të koronavirusit.

Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar veçanërisht gjatë festave të fundvitit, kur grumbullimet janë më të mëdha e po ashtu edhe rreziku i hyrjes së Omicron.

 

 

 

 

Author: morevesh