Mbrëmjen e djeshme në fillim të BB VIP, Edoni theksoi se brenda shtëpisë ka banorë LGBT. Jo vetëm kaq por pati edhe një përplasje mes Stresit dhe Anës pikërisht për këtë teme.
Kjo nisi nga një deklaratë e ish-banorit Edon Shileku që kishte bërë për Stresin, me të cilën u pajtua këngëtarja pejane. Edoni tha se Stresi është dinak
Me këtë rast, Arkimed Lushaj iu drejtua Anës se është dinake për shkak të këtij veprimi që bëri ajo.
Jo vetëm kaq por reperi përmendi më pas fenë. Por Olti iu kundervu.
“Feja u përmend në lidhje me orientimin seksual, por feja po ashtu ndalon edhe promovimin e alkoolit, zhveshjes, prostitucionit. Prandaj, nëse në tekste i ke kënduar seksit e alkoolit, ke promovuar një gjë që është në kundërshtim me fenë”, i tha Olti, Stresit.
Pavarësisht gjithckaje, Stresi ka gjatë gjithë kohës mendjen tek ish-partnerja e tij, Keisi.
Më herët Stresit iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte tepër troç dhe e qartë, teksa iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.
“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh reperi.