Olta dhe Nita diskutuan për mënyrën se si Luizi veproi kundrejt Kiarës, thjesht për një lojë. Olta u shpreh se ajo dhe vajzat po kënaqeshin shumë, deri në momentin kur Luizi ndërhyu.
Sipas saj, Luizi nuk të lejon ta bësh një lojë nga fillimi në fund. Ajo madje e cilësoi kërcënim të rëndë deklaratën e tij, kur tha “Për shpirt të babit, po e theve dhe një cigare do kesh pasoja”.
Duke biseduar me Nitën, Olta tha se Luizi la nam me të tilla kërcënime dhe e gjitha kjo vetëm për një cigare.