Qetsori e shikon veten si pretendent për finalist, madje edhe si fitues i këtij edicioni të Big Brother Vip 2. Teksa po bisedonte me Luizin dhe Oltën, ai tha që ka ardhur të fitojë çmimin e madh.
Teksa rrethi i bërthamës po ngushtohet dhe dalja e Armaldos, thuajse ndryshoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi, Luizi, Olta dhe Qetsori thonë se ata të tre janë në finale.
Olta i tha Luizit se nëse ajo shkon dorë për dore me të në finale, ka menduar që çmimin e madh ta ndajë me të. Ajo tha se nuk e ka vendosur akoma, por se një gjë të tillë e ka menduar.
Luizi nga ana tjetër u shpreh se nëse ai është finalist me Oltën, ai do i marri të gjitha paratë për vete. Ai madje tha se me ato para, ka dëshirë të blejë një apartament, pasi në Tiranë jeton me qira.
Olta i tha Luizit se do ia blejë ajo apartamentin që të jetojë me Kiarën.