Olta Gixhari ka qenë banorja e dytë që ka shkëputur litarin ditën e sotme, duke shkuar direkt në nominim me Luizin. Tensionet janë rritur në shtëpi nga zgjedhja e liderit të ri. Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, e cila nuk mori asnjë votë dhe u zhgënjye dhe nga njerëzit e saj si Armaldo dhe Kristi.
Pas debatit me Armaldon mbi votimin ajo zgjodhi të hoqë rripin tek loja me litarë dhe është automatikisht në nominim së bashku me Luizin, i cili u skualifikua që ditën e djeshme. Edhe pas heqjes së rripit ajo e ka vazhduar debatin me Armaldon dhe i ka kërkuar që të heqë rripin dhe ai, duke e akuzuar si frikacak. ‘Ky nuk rri dot pa bërë kështu… dhe unë nuk rri dot pa i tregu që bën kështu.
Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërru nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet’. Tha Olta e revoltuar me Armaldon.