Olta Gixhari ‘i hapet’ Amosit: Ne kuptohemi në ajër bashkë, parashikoj furtunë, por do t’i injoroj

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka nisur që prej të shtunës së 24 dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve, si një dhuratë mjaft e bukur për të gjithë të apasionuarit pas këtij reality show shqiptar.

 

Aktorja e njohur Olta Gixhari është një nga vajzat më në qendër të këtij programi, e cila ka vendosur të lërë Spanjën ku jeton me partnerin dhe djalin e saj, Amarin dhe t’i bashkohet kësaj aventure të njohur. Në një bisedë me aktorin tjetër të njohur, Amos Muji Zaharia ajo ka bërë një deklaratë të çuditshme.

 

Olta tha se parashikonte se shumë shpejt në shtëpi do të niste një fortunë që kishte atë në qendër. Kjo pasi ajo mendon se shumë konkurrentë brenda shtëpisë nuk e kanë qejf atë. Por, ajo ka vendosur t’i injorojë të gjitha gjërat brenda shtëpisë.

 

Amos Zaharia: Nuk shpëton dot që këtej, e kupton? Ky është problemi. Big Brother po të shikon

 

Olta: Nuk lejohet gjyslykja. E pe sa bukur fola për ty Efi. Isha shumë e sinqetë të betohem. Parashikoj një furtunë që do të nisi lehtë, pastaj do jetë…

 

Amos Zaharia: Asgjë nuk do të bëjnë!

 

Olta: Po e di që nga dita e parë këtë, e di që dukem si orakull…

 

Amos Zaharia: Kjo është dhe çështje intuite…

 

Olta: E di shumë mirë, se ti i ke kuptuar mirë, ne kuptohemi që në ajër bashkë. Megjithatë unë do t’i injoroj.

Author: morevesh