Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri takohen jashtë shtëpisë së “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Olta dhe Armaldo ishin dy miq të mirë në shtëpinë e “BBV2″, por duket se dhe jashtë saj janë njësoj. Teksa të dy tashmë ndodhen jashtë shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, duket se kanë gjetur kohë për t’u takuar me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë ata kanë postuar një video në Instagram, ku shfaqen duke ecur së bashku, teksa fansat i ndjekin nga pas dhe kërkojnë foto me ta.

 

 

Shumë prej ish-banorëve të këtij edicioni të dytë, por edhe të edicionit të parë e personazheve të tjerë Vip gjithmonë kanë komentuar në rrjete sociale duke dhënë opinionet e tyre rreth lojës së banorëve, fjalëve dhe veprimeve të tyre gjithashtu edhe opinioneve që opinionistët e programit Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatari japin për banorët. E ditën e sotme ka qenë Arbri ai i cili ka postuar një shkrim në Instastory drejtuar gjithë ndjekësve të tij dhe të këtij programi rreth opinioneve dhe mendimeve që ai ka shprehur deri më sot në këtë format, për të cilat edhe është mbështetur, por edhe gjykuar.

Author: morevesh