Olta e merr në pyetje për raportin mes tyre/ Keisi pranon pëlqimin për Kristin

Pas Luizit dhe Kiarës, dyshja për të krijuar një tjetër çift potencial në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duket se janë Keisi dhe Kristi.



Dyshja kanë nisur të flirtojnë që në ditët e para të hyrjes në shtëpi të Keisit dhe kjo duket se i ka rënë në sy edhe banorëve të tjerë.

Ditën e sotme teksa qëndronin në kuzhinë Kiara nisi të ngacmojë Kristin për raportin e tij me Keisin. “Këtë buzëqeshje kështu ta kthen vetëm një gjë. Ta jep ai flirti. Pëlqimi për dikë”, tha Kiara.

Nga ana tjetër Olta ndaloi Keisin në dhomën e grimit duke e pyetur atë për ndjenjat që ka ndaj Kristit. Keisi as e pranoi por nuk e mohoi që mes tyre të nisë një lidhje dashurie.

Pjesë nga diskutimi

Olta: Ke filluar ta kesh qejf vërtetë?



Keisi: Diçka është…

Olta: Lëre të rrjedhë.

Keisi: Është pak e sikletshme.

Olta: Unë them që këtë gjënë ai e ka bërë për të dyja. Nuk po flisnim këtu për atë gjë.

Author: morevesh