Ditën e djeshme ka pasur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një sherr të madh, u nuk kanë munguar ofendimet.
Aktorja ka akuzuar këngëtarin se konsumon drogë. “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit.
Lidhur me këtë, Olta ka biseduar me Kristin dhe ka thënë për Luizin: “Kam ditë që e studioj, kam kohë”.
Nga ana tjetër Kristi shprehet se ka qenë e kuptueshme që ditën e dytë dhe të tretë.
Pjesë nga biseda:
Olta: Unë kam ditë që e studioj, kam kohë
Kristi: Olta, të lutem
Olta: Ça
Kristi: Është kuptuar që ditën e dytë dhe të tretë
Olta: Mirë, unë nuk e kam kuptuar aq shpejt
Kristi: E kam kuptuar që në fillim, kam thënë ‘qendër rehabilitimi’, s’më kuptoj njeri
Olta: Unë se kam dëgjuar këtë, se mbaj mend fare
Kristi: Kur erdhëm në fillim që na pyetën që të gjithë ‘ça është Big Brother’-i, një nga prime-t e para dhe unë thashë ‘qendër rehabilitimi’. Po e thashë me lezet, jo me takt
Olta: E kuptoj. Mua ditët e para më ka bërë përshtypje se ai rrinte pa gjumë fare dhe ishte shumë nervoz. Edhe unë thashë ‘ça është ky’
Kristi: Qendër rehabilitimi
Olta: E ka zëvendësuar me…
Kristi: Po pra
Olta: Duhet të marrë edhe qetësues ai
Kristi: Po pse fillova të them unë se është “fake”
Olta: Ai duhet të ketë halucinacione se thotë histori që nuk kanë ndodhur. E shoh me veten time, ke thënë këtë, ke qenë këtu, nuk kanë ndodhur. Seriozisht. Ai shikon histori që nuk kanë ndodhur
Kristi: E di, e di