Olta debaton me Armaldon/ “Sot je me Luizin, ma hodhe në plehra investimin!”

Duket se marrëdhënia mes Oltës dhe Armaldos është thyer. Olta mendon se maestro ka karakter të lëkundur dhe nuk mban asnjëherë qëndrim. Këtë e mbështet te fakti se sipas saj, ai luan me dy porta.




Pjesë nga diskutimi:

Armaldo: Më thuaj një fakt që tregon se jam i lëkundur me ty.

Olta: Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.

Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.




Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.

Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do t’a sjellësh vetë situatën këtu.

Author: morevesh