Një ofertë e papritur ka ardhur nga një biznesmen kosovar për Luizin, duke i premtuar atij 100 mijë euro.
Fisnik Syla përmes një postimi në ‘Instastory’, është shprehur se nëse Luizi nuk fiton çmimin e madh atëherë do të jetë ai që do t’ia japë shumën.
“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se ofertat për Luizin deri më tani kanë qenë nga më të ndryshmet, ku fansat shqiptarë nga e gjithë bota i kanë premtuar apartamente, makina e shuma të konsiderueshme.