Në median rozë refren i ditës mbetet pse Beatrix nuk hyri në shtëpinë e BBV.
Për këtë u ‘fajësuan’ Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi, madje edhe disa nga banorët.
Batuta e Ermalit dy netë më parë në shtëpinë e BB VIP, se do marrë në film Borën dhe Ilirin u pasua nga një tjetër batutë e Salsanos.
Aktori i tha me humor Donaldit se në këtë film ky i fundit do të v*asë Borën dhe padashje edhe Beatrix.
Këto batuta u shfaqën dhe dje në mbrëmjen gjysmëfinale dhe produksioni njoftoi se Triksa kishte vendosur të mos merrte pjesë për shkak se ishte prekur nga situata e krijuar.
Fansat e saj dhe të Donaldit, i cili u mërzit sepse priste që partnerja e tij të futej në shtëpi për ta takuar, kanë shpërthyer në ofendime e mallkime ndaj Ermalit dhe Salsanos.
Ermali Mamaqi reagoi në mëngjes përmes një video-mesazhi, ndërsa Salsano ka vendosur të publikojë mesazhet ofenduese drejtuar atij dhe familjes.
Gjuha e përdorur është e rëndë, tejet ofenduese dhe absolutisht e dënueshme.