Një çift indian ka mbajtur ceremoninë e martesës në një aeroplan i cili ishte në ajër, ku kishte më shumë se 160 persona të ftuar. Kjo pasi dyshja donte t’i shpëtonte kufizimeve të Koronavirusit.
Autoriteti i aviacionit në Indi ka filluar një hetim. Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) i tha Times of India se stafi i SpiceJet në bordin e fluturimit është pushuar nga detyra.
Një zëdhënës i SpiceJet i tha Indian Express se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore nga një agjent udhëtimesh për një udhëtim pas një martese.
Zëdhënësi tha se klienti u informua qartë për udhëzimet e Covidit për t’u ndjekur dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord.
Kujtojmë që shteti i Tamil Nadu ku thuhet se ka nisur fluturimi, vendosi kohët e fundit kufizime më të ashpra, duke kufizuar dasmat në 50 të ftuar.
Rakesh-Dakshina from Madurai, who rented a plane for two hours and got married in the wedding sky. Family members who flew from Madurai to Bangalore after getting married by SpiceJet flight from Bangalore to Madurai. #COVID19India #lockdown @TV9Telugu #weddingrestrictions pic.twitter.com/9nDyn3MM4n
— DONTHU RAMESH (@DonthuRamesh) May 23, 2021