Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta. Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin ‘O Luiz o legen’.
Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.
BISEDA e plotë mes tyre:
Luiz: Ca është?
Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz…
Kiara: O Luiz thotë
Olta: O Luiz o legen…
Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.
Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.
Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.
Maestro: Mos tha fjalë tjetër?
Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.
Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.