“O hajdute, me lekët e mia bërë vila”/ Mandi Nishtulla i kthehet keq Silvës: I ke brenda fisit!

Ditën e djeshme intervista e Silva Gunbardhit për emisionin #Expuls bëri bujë të madhe në media. Gjithçka erdhi pas akuzave të Mandi Nishtullës muaj më parë, po në të njëjtin emision, ku thoshte se Silva dhe Dafi kanë marrë të gjitha lekët e fitimeve të këngës “Te ka lali shpirt”.

Silva nxori kontratën me “Acromax” ku sipas saj, vërtetonte me firma se Silva merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës.

Ende pa kaluar jo më shumë se 24 orë nga transmetimi intervistës, ka ardhur reagimi i Mandi Nishtullës në llogarinë e tij në Facebook.

Mandi ka postuar një pjesë nga intervista, e pasi ka tag-uar Silvën, ka shkruajtur:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

Ndërsa Silva iu përgjigj;

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!”

/b.h

Author: admin