“O gore”/ Robert Aliaj ofendon konkurrenten, Alketa Vejsiu i kundërvihet menjëherë

Spektakli i ‘Love Story’ është shoqruar mbrëmjen e sotme me debate të forta ku moderatorja Alketa Vejsiu është përplasur me Robert Aliajn.

Konflikti nisi pas pakujdesisë nga ana e Robert Aliaj ku përdori një ofezë ndaj një konkurrenteje duke e quajtur ‘gore’.

Alketa Vejsiu iu drejtua Aliajt duke i thënë se nuk mund tia thuash ato fjalë një vajze, ndërsa moderatorja dhe opinionisti akuzuan njëri-tjetrin për banalitet.

Roberti: Daniela, tani e kupton duhet të balancohesh pak. Po u jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu.

Daniela (konkurrentja): Fakti që… unë kam të drejtë të flas.

Roberti: Po del një gore, po del gore.

Alketa Vejsiu: Robert të lutem.

Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…

Alketa Vejsiu: Mos e banalizoni tani.

Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.

Alekta Vejsiu: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.

Alketa Vejsiu: Po e banalizon ti

Nuk është hera e parë që deklaratat e opinionistit Aliaj janë kthyer në debate të forta gjatë emosionit. Jo më larg se një javë më parë Roberti pati një përplasje të thellë më këngëtaren dhe kolegen e tij opinioniste ku ky i fundit ironizoi hapur Bleona Qeretin dhe të gjitha gratë që jetonin në një farë moshe të caktuar me prindërit. Sherri mes jurisë vijoi edhe me ofeza./shqiperiaime.com.al

 

Author: admin