I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, persona të marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.
Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e gjykatës së Posaçme.
I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.
Dumani ka treguar e pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.
Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen. Sipas tij ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndersa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit.
Kujtojmë se për këtë çështje në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme tërhoqi aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.
SPAK do të vijojë hetimin për të për të zbardhur përfshirjen e tij në krim. Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë të të penduarit Nuredin Dumani, thëniet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit tjetër dosjes Euglen Halilaj. Procesi u nda për Alibejn ndërsa vijon gjyqi për Halilaj dhe xhuljano Hoxhën