Hakerimi i profileve mbetet problem shqetësues, veçanërisht për personazhet publikë apo të ekranit.
Ish- konkurrentes së Për’puthen i ka ndodhë e papritura. Alvisa Qarrit ia kanë hakuar instagramin, ku jo vetëm që ka mijëra ndjekës por edhe shumë biseda private.
Disa nga bisedat që Alvisa ka pasur, i janë publikuar dhe fansat janë habitur nga ato se çfarë shkruhej.
Një ndër bisedat ishte edhe me Albin, ish-konkurrentin e Për’puthen i cili ka disa ditë që ka dalë nga programi.
Siç kuptohet nga mesazhet e publikuara, Bashkimi mund të ketë pasur edhe të dashura të tjera, për të cilat Alvisa ka qenë në dijeni, e mbase kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e ndarjes.
Një ‘screenshot’ tjetër tregon se si Alvisa përpiqet të komunikojë nga një faqe tjetër me personin që i ka vjedhur Instagramin.
Theksojmë se ish-konkurrentja e Për’puthen ka arritur ta rikthejë llogarinë e saj të instagramit, ku përveç falenderimit ndaj personit që i ka ndihmuar për rikthimin e llogarisë ajo po ashtu ka kërkuar falje dhe ka treguar se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje.
Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që u deklaruan në sezonin e tretë të programit. Mirëpo, lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë programit.