“NUK PUNON”/ NËNA ÇON NË GJYQ “FËMIJËN” 50-VJEÇAR: NUK MUND TA MBAJ GJITHË JETËN

Nuk punonte dhe nuk ndihmonte as me punët e shtëpisë.

Mbi të gjitha, nuk kishte ndërmend të jetonte më vete.

Ky është rasti i një 50-vjeçari italian në qytetin e Torinos, i cili jeton ende me nënën e tij, e cila ka vendosur që ta padisë.

E mërzitur me “fëmijën” që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

Gjykatësi e konsideroi “parazitare” qëndrimin e burrit në shtëpinë e nënës, e cila fillimisht ishte ankuar në polici dhe më pas i ishte drejtuar gjykatës.

“Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë.

Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën.

I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas.

Gjykatësi vendosi largimin e 50-vjeçarit nga banesa për “trajtim jot ë mirë ndaj nënës”./A2

Author: admin