Gazetarja e Ora News Iris Rezhda ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Ilir Meta në intervistën për Euronews.
Gjatë intervistës, Meta tha se një gazetar i kishte bërë pyetje të porositur nga një drogaxhi.
“Prej vitesh karriere në gazetari, dhe punë në televizionet më të mëdha jo vetëm që s’kam marrë kurrë porosi nga “drogaxhinjtë” që janë kaq shumë në këtë vend, por as kam pasur kontakt me to, asnjëherë, kurrë.
Presidenti ose duhet të mbajë përgjegjësi ose të kërkojë falje për një gafë dhe një adresë të gabuar në orët e vona të mbrëmjes!!?” shkruan gazetarja.
Kujtojmë që Ora News është ende në zotërim të Ylli Ndroqit, që ka qenë mik i ngushtë i Metës.
Me sa duket ata tashmë janë prishur, përderisa Meta ka reaguar ashtu, pasi dihet që Ndroqi është akuzuar për trafik droge.
Postimi i plotë
Pyetje e porositur nga një drogaxhi” – Tha presidenti Meta për pyetjen time të bërë në Korçë për 21- Janarin.
Duke qenë se pyetjen ja bëra unë, presidenti duhet të flasë për atë “drogaxhi” që më paska porositur mua që t’i bëj pyetje atij.
Prej vitesh karriere në gazetari, dhe punë në televizionet më të mëdha jo vetëm që s’kam marrë kurrë porosi nga “drogaxhinjtë” që janë kaq shumë në këtë vend, por as kam pasur kontakt me to, asnjëherë, kurrë.
Kur presidenti quan një gazetare që merr pyetje nga një drogaxhi është një akuzë shumë e rëndë, që unë se mbaj dot, ndaj presidenti duhet të flasë me emra se kush qenka ai drogaxhi, nëse se bën ai kush? Nëse i pari i shtetit se bën, kush mendohet ta bëjë?
Pastaj zoti president pse një pyetje nuk i përgjigjesh kur gazetari të drejton mikrofonin pikërisht në Korçën që ti e viziton aq shpesh, por zgjedh t’i përgjigjesh në studiot e rehatshme e të ngrohta televizive të Tiranës?
Lëri poezitë shqip e anglisht dhe kthehu në lartësinë e detyrës si i pari i shtetit e jo si i pari që hap një konkurs poezie që po çudit dynjanë.
Presidenti ose duhet të mbajë përgjegjësi ose të kërkojë falje për një gafë dhe një adresë të gabuar në orët e vona të mbrëmjes!!