“Nuk po gjej dot një mashkull profesionist për të bërë një fëmijë, kam shumë qejf…”/ Kejvina Kthella në hall

Modelja Kejvina Kthella ka shprehur dëshirën për të qenë një mami së shpejti por problemi, sipas saj, është te gjetja e një burri që ia vlen ta ketë në krahë.



“Problemi është të gjetja e mashkulli ideal”, tha ajo.

Teksa bisedonte me vajzat në dhomën e gjumit, Kejvina tha se ndonjëherë mendon që thjesht të bëjë një fëmijë me një person dhe ta rrisë e vetme, nëse nuk gjen një person që e dashuron dhe që i përmbush kriteret që ajo kërkon për bashkëshortin e ardhshëm.



“Të ndryshon fëmija, kurioze jam a do më ndryshojë mua. Unë vdes për fëmijët i dua shumë. E di e di që do jem super mami do jem nga këto “mos e prek mos e puth”. Vetëm se mezi pres të kem bebe ju betohem. Duhet me gjet partnerin tamam se meshkuj ka plot por…s’ka profesionistë fiks, meshkuj ka por s’ka profesionistë. Ndonjëherë kur mendoj si ka ardhur jeta kur dëgjoj them ta bëj një fëmijë me njërin e ta rris”, tha modelja kejvina Kthjella.

Author: morevesh