Një pyetje e Antonelës ka nervozuar Meridianin mëngjesin e sotëm. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e pyeti opinionistin ‘Si të duron gruaja?”.
Ramçaj nuk e priti mirë këtë pyetje, sepse sipas tij, ajo ka konotacion negativ. Ai i tha Berishës se nuk mund të flasë kështu, për aq kohë sa nuk e njeh as atë vetë e as bashkëshorten e tij.
Por Antonela shtoi se nuk e pyeti me të keq, sepse mënyra se si iu drejtua është më shumë në formë shakaje.
Pjesë nga biseda:
Antonela: Meridian, si të duron gruaja?
Meridian: Pse?
Antonela: Çfarë tipi është gruaja jote, është e qetë?
Meridian: Çfarë di ti për mua?
Antonela: Që s’të rri b*tha rehat, s’të pushon goja kurrë.
Meridian: Pse ty të pushon?
Antonela: Më fal, unë jam femër, mashkulli duhet me qen pak më serioz. Në parimet e mia s’duhet të rrijë me tangërllik mashkulli. Unë kështu e mendoj dhe e pëlqej mashkullin.
Meridian: Pra në parim s’je me mua. Kemi gjëra të kundërta.
Antonela: E du serioz. Unë kështu e kam qejf, që nuk i jep konfidencë të tjerëve. Meridianine njoh si shakaxhi, tip shkodran.
Meridian: Kur kam qenë te “për’puthen”, s’kam qenë serioz?
Antonela: Po, absolutisht.
Meridian: Po pse thua pastaj.
Antonela: Ti je ironik, flet me tendencë.
Meridian: Kush e pëerdor ironinë?
Antonela: Ti po i merr gjërat sikur të shava.
Meridian: Jo, unë s’po them gjë.
Antonela: Unë thash si rri gruaja jote me ty, që sa mirë rri ajo, që të duron. Pse e merr për bishti muhabetin?
Meridian: Doja të dija ça të keqe ka me…
Antonela: Ti mua më njeh?
Meridian: Jo. Pse thash ndonjëherë që si të duron i dashuri ty?
Antonela: Jo, i bie e njëjta gjë.
Meridian: Tani nuk gjen të dashur ti.
Antonela: Ku e di ti se s’kam?
Meridian: Se je kështu.
Antonela: Ku e di ti se s’kam?
Meridian: Ku e di ti që s’më duron mua ajo?
Antonela: Unë të pyeta çfarë tipi ka?
Meridian: Ti the ‘si duron, pastaj çfarë tipi është’.
Antonela: Po pra se thashë do jetë shumë e qetë.
Meridian: Kur të dalim jashtë, do të ta prezantoj.
Antonela: Mos i merr gjërat negativisht, se s’jemi në luftë.
Meridian: E ke seriozisht?
Antonela: Po.
Meridian: Nuk i marr seriozisht që në ditë të parë, se i bi që po dal po iki pastaj.